863 mijë euro në makinën e Sotës, prokuroria sekuestron regjistrat e “Kurum”

Prokuroria e krimeve të Rënda po vazhdon me shpejtësi të gjurmojë origjinën e parave të gjetura në makinën e Orest Sotës. Një tjetër veprim që ka kryer prokuroria është dhe sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan.

Synimi është të kontrollohet e gjithë praktika e shitjeve të kësaj kompanie, për të mësuar nëse i arrestuar Oresti Sota dhe babai i tij Lefter Sota kanë blerë hekur në këtë kompani dhe nëse kanë detyrime financiare ndaj kësaj kompanie ose jo.

Kliko per me shume info

Pavarësisht se babai i Sotës ka pretenduar se sasia e eurove i përket atij, ai ende nuk është paraqitur në prokurori dhe të verë në dispozicion dosjen me pretendimet e tij.

Në dobi të këtij hetimi dhe për të hedhur dritë mbi origjinën e parave dhe misterit se si kanë përfunduar në makinën e Oresti Sotës tre patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, prokuroria pritet të pyesë ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe shoferin e tij Gentian Cekën.

Për Gentian Cekën , prokuroria do verifikojë dhe pozicionin e Cekës, ditën e 1 dhe 2 nëntorit nëse ka qenë në detyrë pranë Gardës së Republikës apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here