“800 mijë eurot e gjetura në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit”

Aktualitet

Dy ditë me pare policia e Elbasanit arrestoi biznesmenin Orest Sota, ndërsa nga kontrolli në makinën që e drejtonte pa patentë iu gjetën dhe bllokuan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues në emër të ish- ministrit Saimir Tahirit dhe e treta e gruas së ish-ministrit, Fatlinda Berisha.

Orest Lefter Sota 25-vjeç nga Vlora është pronar i një firme private në fushën e betonit, ndërsa ka deklaruar se shumën do ta përdorte për likuidimin e disa faturave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biznesmenit i janë gjetur edhe dy lejet për drejtim të mjete lundruese në emër të ish-ministrit, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten). Në makinë është gjetur edhe një patentë e tretë (për makinë) e cila është e gruas së ish-ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda Berisha.

Orest Sota ka deklaruar në policinë e Elbasanit se është mik me shoferin e Saimir Tahirit dhe se lejet e drejtimit i kishte harruar ai në makinën e tij. “Kam qenë në një takim me shoferin e Saimir Tahirit pak ditë më parë dhe ai i harroi në makinë” mësohet se tha Sota.

Dy lejet e drejtimit per mjete lundrimi, e para deri në 20 ton dhe e dyta deri në 100 ton janë marrë në 26 dhe 31 korrik të 2017 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Por ish- kryeministri Sali Berisha publikon një sms ku i shkruajnë se lekët i përkasin Saimir Tahirit.

Ndërsa edhe avokati Artan Hajdari, i cili është avokati mbrojtës i ish- ministrit Tahiri, po ashtu është pajtuar nga Sota.

Reagimi i Berishës

Avokati dixhital denoncon:

- 1 milion dollare te gjetura tek makina e Orestit jane te Saimir Trafikut

- Avokati i perbashket i te dy te pandehurve eshte shkelje flagrante e ligjit dhe deshmon aferen e perbashket midis te dyve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr! Paret e gjetura ne makinen e Orestit njelloj si dhe patentat sipas nje burimi shume te afert me Orestin jane te Sajmir Tahirit. Kurse angazhimi i avokatit te Sajmirit per mbrojtjen e Orestit perben veper penale Mbrojtja e tahirit dhe orest sotes me te njejtin avokat duhet te ndalohet nga prokuroria pasi konflikti i interesave midis te dyve eshte demtim i drejtesise

Rakordimi i mbrojtjes midis dy te pandehurve e ben dhe avokatin subjekt te ligjit penal.”

ME TE LEXUARAT