80-vjeçarja: ‘Karl Marksi’ dhe ‘Frederik Engelsi’ më kanë zënë tokat. Rama: Po të të njihja më parë, të bëja deputete

Politikë

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në kuadër të “bashkëqeverisjes”, bëri përshtypje edhe biseda-dialog midis Kryeministrit Rama dhe një gruaje burrelse rreth 80 vjeçe.

Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti (Zogu) apo Geraldina, si thoni ju?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim të qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.

Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem…

Gruaja: Tani ne qytetin e Burrelit, këtë pasur qe kemi ne, mieniere, krom, dru, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfëri në të gjithë zonat e Veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembra-shrembra e shema-shema. Jam duke shkuar 80 vjeçe. Më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, pasi ka qenë qytet lulesh, qytet mollësh, më i miri në zonën e Veriut… Hidrocentrali i Burrelit më ka zënë në 300 dynym tokë në Ulëz, “Karl Marksi” dhe “Frederik Engelsi”. Ça t’i bëj mor zoti Kryeministër, unë kam që nga 2014 pa paguar dritat, ti thuaj do të fus në burg.

Rama: Mirë, dakord, dakord e mora vesh…

Gruaja: Edhe unë do të flas deri në fund, pasi i kam dhe dy-tre pyetje…

Rama: Ti do të flasësh, por do të flasin edhe të tjerët.

Gruaja: Për atë pronën atje, s’më ka dhënë askush asnjë dhjetë qindarksh. Dhe uëë kam dashur ta paguaj dritat, por me kanë ndodhur disa fatkeqësish. Pra, s’jam e zonja kurë të paguajë 2014-n… Kam një lokal me të vogël me katër tavolina.

Rama: Ah, paske dhe një lokal të vogël…

Gruaja: Po, e kam hapur për vete, as kam zënë tokë, as kam zënë trotuar, e kam bërë për t’i shtuar ca lekë pensionit. Çfarë taksash të paguaj unë?

Rama: Pse e mban hap, mbylle?

Gruaja: Çfarë të ha?

Rama: Domethënë, për këtë punë e ke bërë lokalin, apo jo?

Gruaja: Vajzën e djalit e kam psikologe, por ka dy vjet që ri në shtëpi. S’ka të punojë, ku të punojë? Pasi njëri merr hallën, njëri merr tezen. S’kem këllqe. Unë e di që keni shumë punë, dhe ti besoj se po mundohesh me punu, por s’të lë kush me e bë. S’të lë shoku tënd që ke në Tiranë që leh si qen.

Rama: Kush është ai? (të qeshura në sallë). Mirë, tashti unë s’të kam njofur ty më përpara, pasi pa asnjë shaka sot ti do të ishe deputete në parlament, por nuk të kam njof më përpara. Të siguroj do të ishe deputete sot, 100%. Por s’të kam njofur më përpara, ky është faji i partisë (socialiste) që nuk prezanton me oratoret e vërteta të komunitetit. Sot ti ngrite të gjitha problemet e Shqipërisë. E para, ti mos ki merak se nuk të fut njeri në burg se nuk paguan dritat. Këtë lloj teorie e ka ngritur kazani dhe ke rënë brenda edhe ti që, je shumë e zgjut, por e paske ngrënë edh ti, sepse nuk është futur kurrë njeri në burg, sepse nuk paguan dot dritat, kurrë, por në burg kanë shkuar ata që vjedhin dritat. Janë dy gjëra të ndryshme.

ME TE LEXUARAT