40 vjeçarja tentoi të hidhet nga kulla e TEC-it në Kuçovë, zbret pas 10 orësh

Gruaja në Kuçovë ka zbritur nga kulla eTEC-it.

Mësohet se policia në bashkëpunim me një psikologe ka bërë të mundur bindjen e gruas e cila që prej orës nëntë të mëngjesit ka tentuar të hidhet nga kulla e TEC-it.

Kliko per me shume info

Kercenon me hedhje nga oxhaku i larte një grua në Kuçovë. Ajo po qendron ne maje te kulles se TEC-it dhe kërcënon se do te hidhet poshte e te gjeje vdekjen.

Mesohet se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Elona Bregu, 40 vjeçe, dhe thuhet se para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla.
Bregu eshte pastruese ne Bashkine e Kucoves dhe ajo pretendon se eshte larguar nga puna.
Ne nje lidhje ne Neës 24 bashkeshorti i Elones u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.
Ndersa nje perfaqesues i Bashkise se Kucoves u shpreh se nuk behet fjale per largim nga puna, por vetem ristrukturim brenda institucionit. “Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha perfaqesuesi i Bashkise./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.