40 vjeçari në Vlorë vidhte kabuj elektrikë, mësonte dhe fëmijët e tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40 vjeçar akuzohet për vjedhje të transformatorëve të qytetit dhe kabujve elektrikë, por, jo vetëm!

Prej kohësh, shtetasi Lulëzim Kalaja kohësh kur dilte nga shtëpia merrte me vete edhe fëmijët e tij të mitur, përkatësisht 11 dhe 13 vjeçarë, por jo për t’i çuar në shkollë.

Kliko per me shume info

Policia e qytetit bregdetar kishte kohë që e vëzhgonte 40 vjeçarin dhe këtë të premte e ka arrestuar në flagrancë, teksa ai po vidhte i shoqëruar nga dy fëmijët e tij.

Në njoftimin për shtyp policia sqaron se grabitjet nuk ishin diçka e re për Lulëzim Kalanë, pasi ai ka qenë anëtar i një bande kriminale në Vlorë, e specializuar në vjedhje.
“Ky shtetas prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e Policisë dhe më datën 02.11.2017 është bërë e mundur kapja në flagrancë e tij si dhe dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të këtij shtetasi ku dhe i është sekuestruar një sasie prej 60 litra vaj i cili rezulton i vjedhur.
Në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga Policia ka qënë duke kryer vjedhjen e një transformatori në lagjen ” 24 Maji”, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, shtetasit K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç, të cilët për shkak të moshës nuk do të procedohen penalisht.
Shtetasi Lulëzim Kalaja ka qënë i evidentuar nga ana e Policisë si anëtar i një grupi kriminal që kishte aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjeve të transformatoreve dhe kabllove elektrik, (pronë e Kompanisë OSHEE dega Vlorë).
Prej Policisë po vazhdon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të ”Vjedhjes” dhe ”Shkatërimi pronës”- shkruhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here