340 milionët e Shkëlqim Mirit/ Ndalohet kushëriri i gjyqtarit, fillojnë arrestimet

Është ndaluar nga policia Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri.

Ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga Prokuroria thanë se priten arrestime të tjera.

Kliko per me shume info

Kujtim Miri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku do të merret në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik.

Gjyqtari u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare.

Në banesën e Mirit, u gjetën rreth 340 milionë lekë (të vjetra).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here