Iu gjetën 11.5 kg drogë në dollapin e banesës, arrestohet 31 vjeçari shqiptar në Itali

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike në drogë.

Policia e Bolonjës, ka vënë në pranga shtetasin Besian Elezaj 31 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të policisë në banesën e shqiptarit në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës, u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kilogram kokainë e fshehur në dollap, njoftojnë mediat italiane.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, lënda narkotike është e cilësisë së pastër dhe vlera e saj në treg kap shifrën prej mijëra eurosh.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here