30-vjeçari i dehur në timon “merr përpara” tre makina në Vlorë

FOTO ILUSTRUESE

Një 30-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përplasur disa makina të tjera të parkuara në Vlorë.

Sipas Policisë, Taulant Rakipi, i cili drejtonte makinën tip Jeep në aksin rrugor të Transballkanikes dhe pranë vendit të quajtur ”Rrethrrotullimi i Çoles” humbi kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Kliko per me shume info

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:45, ndërsa 30-vjeçari Rakipi u konstatua në gjendje të dehur me 1.18 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vepren penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here