30 vende të lira pune për infermier pranë QSUT. Afati i fundit dhe kriteret që duhet të plotësohen

Ditën e djeshme janë shpallur 30 vende të lira për pozicionin: Infermier i Përgjithshëm, Infermier në sallë operacioni dhe Infermier në Reanimacion pranë shërbimeve mjekësore të QSUT-së.

Kliko per me shume info

Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të kësaj qendre spitalore.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, kurrikulumin (CV) dhe një adresë emaili brenda datës 21 nëntor të këtij viti. Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: të zotërojnë një diplomë Bachelor për Infermieri, të jenë të pajisur me licencën e Ushtrimit të Profesionit, të kenë përvojë pune apo specializime specifike si dhe të njohin minimalisht një gjuhë të huaj. Gjithashtu, kandidatët duhet të kenë njohuri të mira kompjuterike dhe të aftë për të punuar në grup.

Ndërsa të interesuarit që do të aplikojnë për pozicionin Infermier në Reanimacion duhet të plotësojnë disa kritere të veçanta si: të vlerësojnë gjendjen e pacientit, të regjistrojnë shenjat vitale të pacientëve, të bëjnë administrimin e medikamenteve, si dhe të zbatojnë testet diagnostikuese. Madje këta kandidatë duhet të ndihmojnë mjekët në kryerjen e procedurave mjekësore e të monitorojnë pajisjet mjekësore.

Ndërkaq, infermierët që do të punojnë në sallën e operacionit duhet të plotësojnë këto standarde: të vlerësojnë pacientët para operacionit, të përgatisin pacientin për ndërhyrje kirurgjikale, të bëjnë monitorimin e gjendjes së pacientit dhe ta kontrollojnë atë në fazat pas operacionit etj.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe duhet të presin që të njoftohen për zhvillimin e fazave të konkursit nëpërmjet postës elektronike. Në fund të kontratës 3 mujore, kandidatët fitues do të rivlerësohen për sa i përket respektimit të etikës profesionale, e përkushtimin e treguar ndaj pacientëve.

Kritere të përgjithshme:
Të jetë diplomuar, minimalisht, në nivelin bachelor “Infermier”.
Për diploma në universitetet jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të dorëzohet ekuivalentimi i diplomës, konform legjislacionit në fuqi.
Të jetë i/e pajisur me Licencën e Ushtrimit të Profesionit nga “Urdhri i Infermierit” (të vlefshme).
Përvojë pune të ngjashme, specializimet specifike dhe certifikatat e aktiviteteve të ndryshme të edukimit në vazhdim, përbëjnë kusht preferencial.
Të njohë minimalisht 1 (një) gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze
Të punojë me ndershmëri dhe të ketë integritet.
Të zotëroje aftësi të mira kompjuterike, paketën Microsoft Office, etj..
Të jetë i komunikueshëm dhe i vëmendshëm në detyrat që i përcaktohen.
Të jetë i organizuar, i aftë të punojë në grup dhe nën trysninë e respektimit të afateve.

Kritere të veçanta Infermier në Reanimacion:
Vlerësimi i gjendjes së pacientit, planifikimi dhe zbatimi i planeve të kujdesit infermieror ndaj pacientit.
Trajtimi i plagëve dhe sigurimi i suportit të avancuar.
Asiston / Ndihmon mjekët në kryerjen e procedurave mjekësore.
Observon dhe regjistron shenjat vitale të pacientëve.
Siguron që ventilimi, monitorimi dhe llojet e tjera të pajisjeve mjekësore të funksionojnë, siç duhet.
Administron likide dhe medikamente intravenoze.
Zbaton testet diagnostikuese të deleguar nga mjeku.
Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit.
Përgjigjet situatave të ruajtjes së jetës, duke përdorur standardet dhe protokollet infermierore.
Siguron edukim dhe mbështetje për familjarët e pacientëve

Kritere të veçanta Infermier
në Sallë Operacioni
Vlerëson pacientët para operacionit (p.sh. statusi NPO) dhe fasiliton gjendjen e tyre.
Vlerëson dhe ruan mbajtjen sterile të dhomës operatore.
Përgatit pacientin për ndërhyrje operatore (faza peri operatore).
Observon shenjat vitale të pacientit gjatë monitorimit për të zbuluar anomali të ndryshme.
Vlerëson pacientin në fazat post-operatore.
Zbaton standardet e sigurisë së pacientit dhe masat paraprake dhe njeh teknikat sterile dhe aseptike.
Merr dhe delegon detyrat brenda ose jashtë fushës sterile sipas protokolleve infermierore.
Njeh hollësisht procedurat e ndërhyrjeve kirurgjikale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here