27 fermerë humbin dëmshpërblimin për shkak të burokracive

Kliko per me shume info

27 fermerë nga Novosela nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përmbytjeve të tokave bujqësore të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë në vitin 2015.

Edhe pse emrat e tyre ishin në listën e përpiluar nga drejtoritë bujqësore të Bashkisë Vlorë, 27 fermerët nuk morën gjë si pjesa tjetër e të përmbyturve. Fermerët e tjerë në po të njëjtën zonë u dëmshpërblyen falë një fondi të dhënë nga BE.

Kliko per me shume info

Në këto kushte ata iu drejtuan emisionit Fiks Fare për të kuptuar se kush ishte arsyeja e penalizmit të tyre. Me listat në duar tregojnë emrat e tyre si të dëmtuar bashkë me shumën që komisionet e ngritura nga drejtoritë bujqësore të Vlorës u kishin llogaritur për dëmshpërblim. Ata pohojnë se vetë kryeministri Rama në një takim me ta kishte urdhëruar prefekturën dhe institucionet përkatëse që edhe këta fermerë të dëmshpërblehen njësoj si fermerët e tjerë të kësaj zone.

Fermerët ngrenë zërin se pse janë penalizuar nga pjesa tjetër madje njëri prej tyre thotë “ Mirë që nuk po marrim lekët që na takojnë si pjesa tjetër, por po na mbajnë prej një viti 150 lekë të vjetra muaj për muaj për mirëmbajte të numrit të llogarisë”.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Drejtorisë Bujqësore në Bashkinë Vlorë, institucioni që ka ngritur komisionet për vlerësimin e dëmeve. Në ballafaqimin e fermerëve më drejtorin ai u jep të drejtë fermerëve. Ai shpjegon se për këto persona është bërë një shtesë në listën e përpiluar së pari, por pas shqetësimit të tyre të ngritur në një takim që kanë bërë me kryeministrin është përpiluar një liste shtesë për këta 27 fermerë. Drejtori pohon se institucioni të cilin ai drejton vetë ka për detyrë vetëm të përpilojnë demet dhe vlerat ne para, pastaj kjo liste shkon pranë Prefekturës së Vlorës. Këta të fundit e dërgojnë tek Ministria e Bujqësisë. Më pas ekzekutimin e kryen Agjencia për Zhvillim Bujqësorë dhe Rural (AZHBR) dhe ajo e ekzekuton likuidimin e parave.

Gazetarët kërkojnë një informacion pranë AZHBR-se, e cila me një përgjigje zyrtare me shkrim thotë se kjo listë e 27 fermerëve nuk ka ardhur në AZHBR për financim.
Përpara këtij fakti gazetarët i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë , institucioni që duhet të dërgonte listën pranë AZHBR-së. Në përgjigjën e saj Ministria e Bujqësisë thotë se shkresa e listës shtesë të 27 fermerëve ka ardhur në ministri me nr 2070 prot. datë 08.07.2016 kohë në të cilën kishte përfunduar afati i kompensimit. Ky afat ka qenë data 30 qershor 2016 . Sipas Ministrisë së Bujqësisë, duke mos dashur të penalizohen fermerët, insistoi pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian- EUD ( edhe pse mungon baza ligjore për pagesë në dokumentin e veprimit, për miratimin për pagesë për fondet e donatorit të kësaj liste shtesë me 27 persona të dëmtuar). BE nuk pranoi përfshirjen për pagesë të kësaj liste shtesë.

Duke qenë se sipas institucioneve të mësipërme lista është dorëzuar jashtë afatit gazetarët iu drejtuan edhe njëherë Prefekturës Vlorë.

Specialisti i prefekturës shprehet se janë shqyrtuar çdo material që ka ardhur nga Drejtoria e Bujqësisë Vlorë. Shkresa u ka shkuar në datën 6 korrik, me dokumentacionin që kishin këta fermerë dhe ky institucion është përgjigjur brenda kodit të procedurës administrative, që është e parashikuar brenda 5 ditëve. Listës i është bashkangjitur lista shtesë dhe i është drejtuar ministrisë në dt 8 korrik, pra 2 ditë më vonë pohon specialisti. Pyetjes së gazetarit se ku qëndron ngërçi, specialisti ngre supet duke thënë se një informacion më të plotë mund të jap drejtoria e bujqësisë të cilët kanë informacion të detajuar.


Për shkak të vonesës së hartimit të këtyre listave këta fermerë penalizohen për të marrë dëmshpërblimin. Asnjë institucion nuk mban përgjegjësi ku në fund të gjithë kësaj historie, vetëm fermerët dalin të humbur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here