21 vjeçari që përplasi për vdekje gruan në Tiranë, policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë Ministrisë së jashtme në Tiranë ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

Siç shihet nga pamjet gruaja ka mbetur e shtrirë në rrugë, e ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar shoferin që bëri aksidentin.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:Me datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se:Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drjetur mjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.Shtetësja e paidentifikuar akoma ka nderruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.