Bushati: Presim që 2018 të jetë vit vendimtar për çeljen e bisedimeve me BE-në

Gjatë një konference me zyrtaren e lartë të BE-së,Federica Mogherini, Ministri për Europën e Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se qeveria shqiptare është shpresëplotë që viti 2018 të jetë vendimtar për çeljen e bisedimeve me BE-në.

Bushati pohoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt anëtarësimit, ndërsa shtoi se qeveria është e vendosur që të rrënjos sundimin e ligjit në ekonomi.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera ministri tha se qeveria është e gatshme për të vijuar me marrëveshjen e 17 majit, që u mbajt mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.

“E di që media shqiptare është e interesuar për rezultatet e këtij takimi të 9, por edhe për rrugën përpara. Sa i takon zbatimit të stabilizim asoocimit, ne patëm mundësi që të shkëmbenim pikëpamje në procesin e zbatimit të marrëveshjes. Siç dihet Shqipëria ka nisur punën teknike sa i takon detyrimeve që do të burojnë nga negociatat menjëherë pasi në 2016-ën BE rekomandoi fillimin e bisedimeve. Presim që viti 2018 të jetë vendimtar për Shqipërinë dhe besojmë se hapja e bisedimeve do të sigurohej më tej një sens orientimi në transformin europianizues që kemi ndërmarrë. Reforma në drejtësi që po zbatojmë është një mundësi unike, pasi i ka dhënë një rol të paprecedentë nga pikëpamja morale dhe profesionale. Ne diskutuam gjithashtu për rezultatet e realizuara për krimin e organizuar, për trafikun e kanabisit. Që janë rezultat i punës së përbashkët me ndërkombëtarët. Kjo dëshmon vullnetin tonë për të rrënjosur sundimin e ligjit në ekonomi. Ne besojmë se përbëjmë një bazë solide të BE. Në emër të kryeministri Rama dhe qeverisë shqiptare shpreha qëndrimin tonë të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm politik me të gjithë aktorët politik në përputhje të marrëveshjes së 17 majit në Shqipëri, që siguroi zgjedhje transparente dhe vazhdimësinë e duhur të reformave. Sa i takon klimës në rajon, falenderojmë Moherinin. Në emër të qeverisë shqiptare konfirmova vullnetin tonë për të qenë partnerë luajalë. Dua të vlerësojë gjithashtu në emër të kryeministri Rama, mesazhet e presidentit Juncer në Parlamentin Europian.”, tha Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.