1 nga 4 të moshuar në Shqipëri nuk kanë pension

Në Shqipëri jo të gjithë ata që janë në moshë pensioni, realisht marrin një pension.

Ne vendin tonë, norma e atyre që përfitojnë pension në moshën e pensionit fiksohet në vetëm 77%, çka do të thotë se, thuajse një në 4 nuk merr asnjë kontribut monetar.

Kliko per me shume info

Të dhënat dalin në pah nga raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, i publikuar ditën e Mërkurë dhe që në tërësi tregon me shifra atë që ndoshta shumëkush e di: faktin se Shqipëria është shumë larg të qenit një shtet social.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një normë mjaft të ulët të atyre që përfitojnë asistencë sociale. Me një normë në 77% të atyre që përfitojnë pension dhe që e kanë kaluar moshën e pensionit, vendi ynë është shumë larg standardit të Europës perëndimore.

Por nga ana tjetër, rezulton një vend ballkanas tipik në këtë drejtim, dhe nëse mund të shihet ndopak si ngushëllim, është vendi me performancën më të mirë në rajon, duke i lënë pas të gjithë fqinjët tanë, me përjashtim të Greqisë, ku norma fiksohet në 77.4%.

Jo vetëm logjika, por edhe shifrat e tregojnë qartë se standardi është dhe duhet të jetë në 100%, ashtu siç e kanë të gjitha vendet e Europës së zhvilluar dhe botës së zhvilluar. Mesatarja e Europës dhe Azisë Qendrore ndërkohë fiksohet në 95.2%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.