1 milion dollarë vetëm për të parë disa apartamente

Kliko per me shume info

Në një kompleks apartamentesh në Hong Kong, do t’ju kushtojë afër një milion dollarë vetëm për t’u futur dhe për t’i hedhur një sy ambienteve.

Agjentët e pasurive të patundshme në qytet po u kërkojnë blerësve potencialë që të grumbullojnë 7 milionë dollarë në Hong Kong për të parë një grumbull të ri apartamentesh luksoze, shembulli më i fundit i rritjes marramendëse të çmimeve në tregun më të shtrenjtë të pronës në botë.

Kliko per me shume info

Kompleksi i ri ofron pamje gjithëpërfshirëse të Harbour Victoria në Hong Kong dhe ndodhet në afërsi të distriktit qendror të biznesit të qytetit. Ajo u ndërtua nga “Sun Hung Kai Properties”, zhvilluesi më i madh i pronës të patundshme në Hong Kong.

Agjentët e pasurive të patundshme thanë për CNN Money se depozita e madhe (e cila është e pakthyeshme) vlen për 10 apartmente luksoze në kompleks.

“Ky është një tregues se sa i flaktë është tregu këtu në Hong Kong”, tha Paul Zimmerman, drejtor i Shkëmbimit Civil.

Blerësit e mundshëm për çdo apartament luksoz në kompleksin e ri, i cili quhet Victoria Harbour, pritet të kenë shumë para në xhepat e tyre.

Çmime të tilla stratosferike nuk janë një gjë e re në Hong Kong. Strehimi në këtë qytet është konsideruar tregu më i shtrenjtë i shtëpive në botë.

Çmimet në shtëpi janë rritur me rreth 170% që nga ditët e errëta të krizës financiare botërore në vitin 2009, sipas të dhënave të Centaline.

Por shumë banorë janë lënë jashtë “boom-it” të pronës në Hong Kong, i cili është i njohur për nivelet e larta të pabarazisë. Rreth 20% e banuesve të Hong Kongut jetojnë në varfëri, sipas statistikave zyrtare./tvklan

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here