1.5 ton drogë, dalin detaje të tjera. Polici i arrestuar si transportues, ka qenë i dënuar në Itali për drogë

Oficeri i policisë që u arrestua në Velipojë gjatë operacionit që zbuloi 1.5 ton drogë, sipas kreu të PD-së, Lulzim Basha ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

E megjithatë, ai mbante detyrë në Kufirin e Tiranës, derisa u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vilun të Velipojës, bashkë me 4 persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Më poshtë denoncimi i plotë  Bashës.

Kliko per me shume info

“Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë drogë.

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT”, – bën të ditur kryetari i Partisë Demokratike Lulaizm Basha, duke impblikur këtu, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kushërinjtë e tij trafikant droge, Habilajt, por edhe vëllain e ministrit aktual, Fatmir Xhafës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here