Ҫifti presidencial viziton për herë të parë Pearl Harbor

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melanie Trump kanë bërë një vizitë në Pearl Harbor dhe në Memorialin e USS Arizona, luftanija e Marinës amerikane e goditur nga një bombë gjatë sulmit japonez në 7 dhjetor 1941, ku mbetën të vdekur 1177 persona, para se të nisej në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Azi.

Presidenti ka hyrë në Memorial pas një ndalese të shkurtër gjatë zbritjes me Zonjën e Parë. Çifti presidencial, ka lënë një tufë buqetë me lule të bardha si homazh ndaj të rënëve.

Kliko per me shume info

Pearl Harbor është vendi ku pas sulmit të japonezëve vdiqën 1177 anëtarë të ekuipazhit në anijen USS Arizona.

Ҫifti presidencial hodhi petale lulesh në ujë, mbi rrënojat e anijes, e cila ndodhet akoma në ujërat e thella të gjirit dhe në brendësi të së cilës ndodhen objekte dhe veshje të viktimave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.