Zbardhi një tjetër përgjim të italianëve, Berisha: ‘’Ja sherri që zgjidhi Tahiri mes vëllait të Xhafës

Aktualitet

Një tjetër status i Sali Berishës ka goditur cështjen ‘’Tahiri’’. Ish- kryeministri Berisha ka publikuar në FB foton e personit të njohur me nofkën “Lolo”, te përgjimet e dosjes “Habilaj”.

Sipas verifikimeve me nofkën “Lolo”, njihet një nga kusherinjtë e largët të Tahirit që quhet Florian Habilaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Ky eshte famozi Lolo, qe sipas pergjimit te autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i “madhi” ne Tirane gjate operacionit policesk “Fundi i Marrezise” per lojrat e fatit, te ankohej tek Saje qorri kunder Agron Xhafes, pronar tjeter i lojrave te fatit ne Vlore. Saje zgjidhi sherrin! sb”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT