Xiaomi shiti 10 milionë telefona vetëm gjatë shtatorit

Teknologji

Lajmi vjen pak javë pasi Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj, telefonin pa skaje Mi Mix 2 dhe telefonin Android One Mi A1.

Xiaomi shënoi një tjetër rekord. Të Shtunen CEO i Xiaomi, Lei Jun, tha në median sociale Kineze se kompania kishte shitur 10 milion telefonë vetëm në Shtator duke shtuar se ende vijon e lartë kërkesa për ca modele.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi lajme të mira: Më shumë se 10 milion telefonë Xiaomi u shitën në Shtator, dhe kjo është hera e parë që ne shënojmë këtë rekord,” shprehej Lei Jun.

Xiaomi edhe pse nuk është një prej markave më popullore të telefonëve në botë, në Kinë gëzon një popullaritet të lartë. Pikërisht kjo e fundit i siguron vendin e katërt në botë.

Ky lajm vjen pak javë pasi Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj, telefonin pa skaje Mi Mix 2 dhe telefonin Android One Mi A1.

Një tjetër homolog i vendas i kompanisë, Huawei shiti përgjatë periudhës Janar – Qershor 73 milion telefonë duke zënë vendin e Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë në Qershor dhe Korrik.

Ende 10 milion telefonë të shitur në një muaj nuk përbën çudi sepse kompania është në rrugë për tju rikthyer ritmit të dy viteve më parë që e humbi përgjatë 2016-ës.

ME TE LEXUARAT