Vucic pyet BE-në: Pse Kosova mund të jetë e pavarur e Katalonia jo?!

Kliko per me shume info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pyetur BE-në se si është e mundur që të kundërshtohet pavarësia e Katalonisë, e shpallur me referendum, dhe të pranohet pavarësia e Kosovës, pavarësi të cilën thotë se e kanë pranuar 22 shtete anëtare të BE-së, duke shkelur ligjin evropian të bazuar në të drejtën evropiane.

“Pas referendumit të Katalonisë dhe reagimit të Komisionit Evropian, se referendumi ishte i paligjshëm, unë mendoj se është e qartë se sa e vështirë është për ta ruajtur pavarësinë e Serbisë”, tha Vuçiq.

Kliko per me shume info

“Sot çdo qytetar i Serbisë mund të pyesë Bashkimin Evropian, se si referendumi për pavarësi i Katalonisë është i paligjshëm, ndërsa në rastin e Kosovës, ajo ka të drejtë të shkëputet pa referendum fare”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se kurrë nuk do të ketë një përgjigje ndaj serbëve, se si Katalonja nuk mundet e Kosova po, që të shpallin pavarësinë, transmeton express.

Vuçiq tha se fuqitë botërore vendosën të luanin me rishikimin e kufijve në Ballkan, por tani kur problemi i njëjtë u erdhi para derës së tyre, situata po del të jetë shumë më serioze…

“Ne do të mbrojmë parimet evropiane dhe demokracinë, por ne do të mbrojmë pavarësinë tonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të bashkëpunojë me fqinjët shqiptarë, por do t’u jetë mirënjohës vendeve evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç janë: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here