Vrasja e gazetares, 1 mln euro për këdo që jep informacion

Soft

Qeveria e Maltës, ka ofruar një shpërblim prej 1 milion euro për këdo që jep informacione që mund të çojnë në arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e Daphne Caruana Galizia.

Disa artikuj denoncues, veçanërisht ata të publikuar në mars dhe dy mesazhe telefonike dërguar kohët e fundit avokatit të saj. Është ky materiali mbi të cilin po heton policia malteze për të nisur një pistë kërkimesh mbi vdekjen e Daphne Caruana Galizia, gazetare dhe blogere e vrarë të hënën e shkuar me një autobombë në afërsi të banesës së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Maltës po punon në bashkëpunim me ekspertë holandezë dhe amerikanë dhe po investigon mbi artikujt e publikuar në blogun e gazetares. Nga sa mësohet vëmendja është përqëndruar mbi artikujt e publikuar marsin e shkuar. Sipas investiguesve ka artikuj, në të cilët gazetarja tregon qartësisht që ka shumë njerëz, të cilët janë kërcënim për jetën e saj. Këta persona janë maltezë, po ashtu dhe të huaj, të cilët janë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Daphne Caruana Galizia shkruan se ka folur me disa nga këta persona dhe si përgjigje ka marrë kërcënime.

Policia gjithashtu po investigon mbi dy mesazhe që Daphne Caruana Galizia i ka dërguar avokatit të saj nëntë ditë para se të vritej. Avokati Robert Montalto ka konfirmuar se ka marrë këto mesazhe në telefon, por nuk ka folur me askënd për përmbajtjen e këtyre mesazheve.

Një qytetar, i cili ndodhej pranë zonës së shpërthimit ka deklaruar se ka dëgjuar tre shpërthime të njëpasnjëshëm. Sipas investiguesve, Daphne Caruana Galizia është vrarë në shpërthimin e dytë./dita/

ME TE LEXUARAT