Flet vjehrra e Floriana Garos: Marrëdhënia ime me nusen e djalit, dhe kërkesa që kam për ta

Kliko per me shume info

Disa ditë më parë, mediat shkruan se vjehrra e Floriana Garos nuk ishte një emër i panjohur, por një grua e angazhuar në politikë. Ajo është në krye të Aleancës Kuq e Zi. Në një intervistë për GSH, Lumturi Ratkoceri ka folur për rrugëtimin e saj në jetën politike, por edhe për familjen dhe marrëdhënien me Florianën, të fejuarën e djalit të saj, Enisit.

“Enisi dhe Floriana janë njohur në një udhëtim në Itali. Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne njihemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.

Kliko per me shume info

Dhe nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë gjyshe sa më shpejt. “Sigurisht që e pres me padurim momentin kur do të bëhem gjyshe. Është ëndrra e çdo nëne. Por vendimi i takon çiftit, dhe unë e respektoj këtë”, është shprehur ajo në fund të intervistës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here