Vasilika Hysi: 5 sfidat e Kuvendit në 2016

Politikë

vasilika-hysiPesë janë prioritetet e reformave në Kuvend për vitin 2016. Anëtarja e komisionit parlamentar të Ligjeve, deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi rendit si punë kyçe në Kuvend, autoritetin që do të ngrihet sipas ligjit për hapjen e dosjeve, implementimin e ligjit të integritetit të figurave ose siç njihet ndryshe si ligji i dekriminalizimit.

Vëmendje të veçantë, në kuadër të kompromisit politik, për Vasilika Hysin merr reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Për deputeten e maxhorancës impakt pozitiv në 2016-ën pritet të ketë ligji për vetëqeverisjen vendore, sipas të cilit do të bëhet e mundur që organet pushtetit vendor do të funksionojnë me buxhetet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Do kenë mbërritur pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe deklaratat e pastërtisë së kandidatëve për autoritetin e hapjes së dosjeve, për këtë autoritet ne miratuam dhe buxhetin. Është pastërtia integriteti i institucioneve ku ka persona të zgjedhur, të emëruar ose që ushtrojnë funksione publike për veprat tashmë që janë kryer vepra kriminale të parashikuara nga kodi penal në këto 25 vite. Gjithashtu do filloj reforma në drejtësi dhe tre mujori i parë i 2016 do ketë një ngarkesë të madhe pune të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi dhe të komisionit për reformën zgjedhore dhe kemi një set të tërë rekomandimesh të OSBE-ODIHR që presin vëmendjen tonë. Për herë të parë do fillojë të funksionojnë me buxhetet e tyre organet e qeverisjes vendore", shprehet Hysi.

ME TE LEXUARAT