Projektligji për pakicat etnike, Vasili: Mos e votoni, do të shkaktojë kaos në të ardhmen

Kliko per me shume info

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e votojnë sot në kuvend projektligjin për pakicat etnike.

Sipas Vasilit ligji nuk është i përpunuar mirë dhe mund të sjellë pasoja të të ardhmen.

Kliko per me shume info

“Jemi para një projektligji politik që do t’i çelë udhën një censusi të ri, kemi të bëjmë me struktura demoetnike të vendit që do të jetë një kaos i vërtetë. Ky projektligj vjen në kuvend me probleme dhe deformime, nuk i është nënshtruar një diskutimi transparent, por nuk është bërë objekt diskutimi gjithpërfshirës me historianë dhe njohës të së drejtës ndërkombëtare. Mund të duket ligj i zakonshëm, por jemi para një ligji që efektet i prodhon më vonë. Ju ftoj të mos e votojmë këtë projektligj, por ta përpunojmë dhe ta kthejmë në një objekt të një debati shkencor që të kemi në dorë një ligj që respekton kërkesat e standartet evropiane dhe traditën e shtetit shqiptar”, përmbyll fjalën e tij në seancën e së premtes.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here