Vajza e biznesmenit në Elbasan në ‘’aksion’’, ofron para për të gjetur autorin e grabitjes

Aktualitet

Vajza e biznesmenit Ylli Salla, banesa e të cilit u grabit mëngjesin e sotëm, nga persona ende të paidentifikuar, ka reaguar me një deklaratë për mediat ku kërkon ndihmë për identifikimin e autorëve.

Hajdutët i morën biznesmenit kasafortën dhe dy makinat, ndërsa vajza e tij ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash per ata qe japin informacion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J”, shprehet e bija e biznesmenit.

Ndërkohë, në janar të vitit 2017 biznesmeni Ylli Salla ka rënë pre e një tjetër ngjarjeje të rëndë, ku është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburantit të tij në qytetin e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT