Dosja e përgjimeve/ Udhëtimi i fundit i Moisi Habilajt në Sicili dhe takimi me "doktorin"

Aktualitet

Nga dosja voluminoze e pergjimeve ne ngakrim te bandes Habilaj, del ne drite edhe roli direkt i shqiptares Brunilda Aliakaj, si ndihmese direkte e Moisi Habilajt.

Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pergjimet

Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017.

*Përgjimi i numrit 3663281512 në përdorim të Maridian Sulajt, më datë 16.01.2017, në orën 12:08, thirrje dalëse për numrin 3342376398 në përdorim nga Brunilda Alikaj. Maridian Sulaj merr në telefon Brunilda Alikajn, ndryshe Bruna.

Kjo e fundit e pyet se ku ndodhet, por Maridiani i thotë që është ende atje. Në sfond dëgjohet Moisi Habilaj që e pyet nëse do të vonohet.

Bruna i referon fjalët e Moisi Habilajt Maridian Sulajt, i cili i përgjigjet: “Shiko se nëse nuk vij… ke takim në orën 3 me ‘doktorin'”./Panorama/

ME TE LEXUARAT