U tërhoq nga futbolli, Cana: Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur

Kliko per me shume info

Më fjalë prekëse e ka përmbyllur këtë rrugëtim ish- kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Mbrëmë për hërë të fundit ai luajti përballë Italisë në “Loro Boriçi”.

Përmes një statusi në Fb, Cana i ka falënderuar të gjithë njerëzit që ai ka bashkëpunuar në 14 vite me karrierë. Në fund Cana nuk kurseu një urim për të gjithë shqiptarët dhe për atdheun tonë.

Kliko per me shume info

Statusi i Lorik Canës

Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.
FALEMINDERIT për gjithë Juve.
Me respekt,
I Juaji Loriku

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here