U ekzekutua me tre plumba në Torino, identifikohet 39-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Torino një natë më parë, për larje hesapash. Mësohet se viktima është shtetasi Shpëtim Frashëri, i njohur me nofkën “Çimi”.

Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Torino, dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar.

Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia italiane thotë se autorët qëlluan tre herë me armë. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare.

ME TE LEXUARAT