Turqia, thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Kliko per me shume info

Turqia bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas shtimit të tensioneve diplomatike mes dy vendeve aleate të NATO-s.

“Ne duam që marrëdhëniet mes dy vendeve tona aleate t’i kthehen shpejt normalitetit. Vendi ynë nuk do të heqë dorë nga të sjellurit me prakticitet, në një kohë kur tensionet rajonale dhe globale janë rritur”, -tha kryeministri turk Binali Yildirim në një fjalim që mbajti para guvernatorëve provincialë në Ankara.

Kliko per me shume info

Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë tensionuar së tepërmi pas arrestimit të një punonjësi lokal të Shteteve të Bashkuara në konsullatën amerikane në Turqi, Metin Topuz, nën akuzat për veprimtari terroriste dhe spiunazhi lidhur me grushtin e dështuar të shtetit të vitit të kaluar kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Këto tensione kanë rezultuar në kufizimin e konsiderueshëm të vizave nga të dyja palët.

Presidenti Erdogan të martën fajësoi personalisht Ambasadorin e SHBA në Turqi John Bass për tensionet. Erdogan po ashtu deklaroi se ambasadori Bass nuk do të konsiderohet si përfaqësuesi i ligjshëm i Uashingtonit. John Bass është në plan të largohet nga Turqia këtë javë, për një detyrë në re në Afganistan.

Uashingtoni i ka mbështetur me forcë veprimet e ambasadorit Bass, duke përsëritur kritikat për ndalimin e punonjësit lokal të konsullatës.

Vëzhguesit thonë se ky qëndrim i Uashingtonit ja ka mbyllur derën shpresave të Ankarasë për t’i dhënë fund krizës, duke fajësuar ambasadorin, në vend të Uashingtonit.

Media në Turqi njoftoi se Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka biseduar në telefon të mërkurën me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, por nuk janë bërë të njohura hollësitë e bisedës mes tyre./VOA

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here