Policia italiane prangos 33-vjeçarin shqiptar, po transportonte drogë me vlerë 100 mijë euro

Aktualitet

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili është kapur me kokainë. Ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij, kur është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të mjetit, shqiptari është shfaqur jashtëzakonisht nervoz, duke ngritur dyshime të forta nga karabinierët.

Këta të fundit kanë gjetur në mjetin e shqiptarit dy kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një mënyrë shumë të vështirë për t’u parë me sy të lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka detyruar policët që të çmontojnë mjetin e drejtuesit shqiptar, ku kanë zbuluar dy pakot e drogës, e cila kapte vlerën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg. Në pranga ka rënë emigranti 33-vjeçar, i cili pritet të përballet me drejtësinë.

ME TE LEXUARAT