Takimi me banorët, Gjiknuri: Himara do rindërtohet, banorët do shpronësohen

Kliko per me shume info

Deklarata për media e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pas takimit me banorët në Himarë ku u diskutua mbi planin urbanistik.

Objektet janë përfshirë të gjitha në skemën e shpronësimit. Në përputhje me legjislacionin shqiptar, skema e shpronësimit do të vazhdojë dhe përgjithësisht ajo ka funksionuar edhe për projektin. Nga ana tjetër, ka persona që kanë pretendime në lidhje me tokën apo pronën ku kalon projekti. Ne si qeveri kemi marrë angazhimin që të sjellim një grup të veçantë për të bërë matjet e duhura, identifikimin dhe për të ndihmuar këta njerëz që të marrin çertifikatat, në rastet kur u takojnë dhe në përputhje me ligjin për rastet kur e kanë të trashëguar apo të fituar sipas 7501. Qeveria shqiptare është e vendosur që projekti të vazhdojë por njëkohësisht, të gjithë banorët e prekur, qofshin ata me ndërtime apo troje e toka, të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi.

Kliko per me shume info

A ishin dakord banorët me këtë proces?

Në përgjithësi, banorët e panë këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria.

Një nga përfaqësuesit e OMONIA-s akuzoi për diskriminim të minoritetit. Si e konsideroni këtë?

Nuk dua të futem në deklarata politike se çfarë është Himara. Ai, si përfaqësues i OMONIA-s përfaqëson interesat e partisë apo organizatës së tij. Ajo për çka unë isha këtu është se po flisnim për një projekt konkret, me banorë konkret dhe sipas legjislacionit për territorin e Republikës së Shqipërisë, ku gjithë jemi shtetas dhe të barabartë.

Kur nis zbatimi i projektit dhe çfarë përfshin ai?

Do të nisë, pas identifikimit të problematikave të fundit. Projekti përfshin ndërtimin e shëtitores, zgjerimin e disa hapësirave publike. Gjithçka është në interes të publikut dhe nuk bëhet fjalë për projekte privat por për projekt që i shërben gjithë komunitetit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here