Avokati: Habilaj përmend një person me syze...Kush tha se është Saimir Tahiri?!

Aktualitet

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari i ka kërkuar Këshillit të Mandateve dhe Rregullores që të rrëzojnë kërkesën e Prokurprisë për Krime të Rënda për arrestimin e deputetit socialist për shkeljet e ligjit dhe përfshirjen në trafik droge që pretendohet të ketë kryer gjatë kohës kur ushtronte detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Avokati ju referua disa përgjimeve në dosjen e autoriteteve italiane për bandën “Habilaj”, për të treguar se personi i përmendur në ato biseda mes anëtarëve të trafikut të drogës nga Shqipëri në Itali, nuk është klienti i tij Saimir Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natën vonë një fakt, siç punon prokuroria punojmë dhe ne për të sjellë prova të reja

Në gjithë materialin që kemi lexuar dhe përkthyer është qesharake që veprimtari të tilla kriminale të merren seriozisht kur flitet për persona të veshur me pushtet. Natyrisht që ato duhen marrë, por mbi bazën e një kriteri që mos të humbë besimin. Ne kemi dyshim që këto janë akte që nuk janë marrë në rrugën procedurale, dhe të lexohet drejt përmbajtja e tyre. Tahiri lexoi dje për një përgjim me kompani kamionësh. A ka ministri një kompani kamionësh?!

Në një përgjim në një trafik të ndodhur nga ky grup kriminal...Ka ndaluar një furgon policie dhe Moisi Habilaj i thotë kolegëve të grupit kriminal: Ky furgon kaloi për ne na mbron ne.

Në një pasazh tjetër qesharak thuhet: “Është një person që është me syze, dhe” ...mos vallë zoti Tahiri që ka syze është personi që po hetohet në territorin italian?!

Këto janë shumë të dobëta për tu paraqitur para jush dhe nuk mund të përbëjë një precedent në qasjen tonë për garancinë që duhet t’i japim deputetëve

Nuk ka një telefonatë të vetme, një bisedë të vetme për Tahirin...në këto kushte, raporti duhet t’i shkojë kuvendit me kërkimin e saktë që kërkesa të rrëzohet në tërësinë e saj, mos të jepet leja për arrest dhe kontroll personal dhe banese”, tha avokati.

ME TE LEXUARAT