"Nesër unë..." Tahiri: Prokurorët duan të më arrestojnë, jo të hetojnë

Aktualitet

Saimir Tahiri ka sulmuar Prokurorinë, që sipas tij kërkon ta arrestojë pa e hetuar.

Tahiri tha se pret të arrestohet nesër pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, për arsye se dy kriminelë kanë folur me njëri-tjetrin dhe kanë përmendur emrin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Tahirit, kjo që Prokuroria po bën me të, nuk e ka bërë asnjëherë që prej vitit 1991. Ish ministri i Brendshëm tha se Prokurorët nuk duan ta hetojnë por ta arrestojnë.

Nesër do mblidhet komisioni i mandateve, do jeni?

Komisioni i Mandateve do mblidhet për të më arrestuar mua. Kuvendi është thirrur të votojë nëse do arrestohem apo jo, jo nëse do hetohem apo jo. Prokuroria ka kërkuar një gjë për mua që nuk e ka kërkuar për asnjë që nga 91’. Prokuroria kërkon të më arrestojë, jo të më hetojë. Pas mbledhjes së komisionit unë i bie që të arrestohem.

Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë flasin me njëri tjetrin dhe përmendin mua, dhe për ktë arsye mua prokuroria më arreston. Prokuroria ende ska çuar asnjë provë në kuvend. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë flasin me njëri tjertin dhe përmendin mua.

Prokuroria ngre një akuzë dhe kërkon të më arrestojë, pasi dy njerëz flasin dhe përendin emrin tim siç mund të përmendin emrit e kujtdo. Ka raste që kriminelë kanë përmendur emrin kastile.

ME TE LEXUARAT