Sulm me armë në një supermarket në Suedi

Kliko per me shume info

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur në qytetin jugor të Suedisë, Trelleborg, pasi një person i armatosur ka qëlluar drejt njerëzve në një market.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të enjtes, ndërkohë që supermarketi ishte plot me njerëz. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr nën kontroll situatën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm.

Kliko per me shume info

Një zëdhënës i policisë lokale ka deklaruar se janë njoftuar për të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur për në vendin e ngjarjes. “Deri tani kemi konstatuar vetëm disa persona të plagosur dhe urojmë të mos ketë pasoja fatale”, tha ai duke shtuar se e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here