Ekonomistët kundër Ramës: Skema e TVSH-së për bizneset e vogla do të rrisë masivisht çmimet

Kliko per me shume info

Teksa Kryeministri Edi Rama lajmëroi dje përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së, ekonomistët bëjnë përllogaritjet se çfarë efektesh do të ketë ky proces tek çmimet për konsumatorët fundorë dhe bizneset e fushës.

Ekonomistet bashkëpunëtore të Monitor, pohojnë se nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime.

Kliko per me shume info

Ja si do të funksionojë skema. Në së një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20 % dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ku produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total çmimi i produktit shkon në 170 lekë. Më pas kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 leke +TVSH 20% që në këtë rast është 34 lekë ). Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në në doganë, distributori do t’i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë, pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë edhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit.

Tani vlera e produktit nga distributori tek pika e pakicës shënon 210 lekë. Duke i shtuar koston dhe fitimin prej 30 lekësh që do të ketë ambulanti, i bie që çmimi ndaj konsumatorit të jetë 240 lekë plus TVSH. TVSH në këtë rast është 4.8 lekë. TVSH që i paguhet shtetit nga biznesi i vogël është 4.8 lekë minus 3.8 lekë, pra 10 lekë.

Ekspertët pohojnë se përfshirja në TVSH do të rrisë çmimet për të gjithë produktet dhe shërbimet deri në 20 për qind. Por kjo rrezikon të nxjerrë nga tregu gati 80 për qind të bizneseve, të vogla të cilat nuk do të mund të përballojnë konkurrencën nga qendrat tregtarë dhe supermaketet që tashmë shesin me TVSH.

Përfshirja e tyre në TVSH do të bëjë që shumë nga këto biznese të kalojnë pragun e xhiros, dhe ky është një shkak tjetër që ata të paguajnë tatimin mbi fitimin.

Ekspertët pohojnë se gjithashtu skema ka kosto shtesë në aktivitetin e bizneseve të vogla pasi ato do të duhet të paguajnë ekonomistet më shumë për mbajtjen e llogarive të tyre. Një biznesi do t’i kushtojë së paku 10 -15 mijë lekë në muaj për mbajtjen e llogarive, nga 5 mije leke qe ishte aktualisht. Kjo reforma shpjegojnë ekonomistet rrezikon te nxjerrë nga tregu 80 për qind të bizneseve të vogla. Kjo hallkë e biznesit ka shumë rëndësi në vetëpunësim. Kjo kategori zë 36 % në strukturën e punësimit në vend./ Monitor

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here