Situata në Katalonjë, mijëra njerëz rrethojnë Parlamentin në pritje të shpalljes së pavarësisë

Kliko per me shume info

Situata në Katalonjë vijon të jetë një trazirë, ndërsa mësohet se është shtyrë me një orë seanca e Parlamentit Rajonal.

Ndërkohë, para parlamentit, mijëra njerëz kanë rrethuar godinën teksa janë në pritje të shpalljes së pavarësisë.
Mediat e huaja raportojnë se presidenti rajonal Carles Puigdemont mund të shpallë pas pak minutash pavarësinë e Katalonjës përpara godinës së Parlamentit.

Kliko per me shume info

Deklarata konsiderohet e njëanshme dhe me efekte të pallogaritshme nga qeveria, e cila i kërkon presidentit rajonal të mos ndërmarrë veprime që nuk kanë kthim.
Puigdemont ka mbërritur pak minuta më parë në Parlamentin katalanas ku pritet të takojë grupin parlamentar për të shpallur pas orës 18:00 pavarësinë e rajonit.
Raportohet se policia katalanase është zhvendosur e gjitha jashtë Parlamentit në Barcelonë duke mbyllur hapësirat për publikun. Ndërkaq një reagim mbi situatën e tensionuar është lëshuar edhe nga kryebashkiaku i Barcelonës, që i bëri thirrje presidentit rajonal Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy që të shkurajojnë krizën.
Deklarata e shpalljes së pavarësisë së rajonit vjen pas referendumit të së dielës, ku mbi 90 për qind e katalanasve votuan “pro” ndarjes nga Spanja. Referendumi u kontestua fuqishëm nga autoritetet e Madridit, të cilët përdorën edhe dhunën policore për të mos lejuar votuesit t’u drejtoheshin kutive të votimit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here