Grabitet shtëpia e ministrit Gjiknuri? Reagon Policia: Ja e vërteta

Aktualitet

Policia ka reaguar pas lajmit të gazetës "RD" se është vjedhur shtëpia e ministrit Damian Gjiknuri.

Sipas policisë  "pre" e vjedhjes ka rënë shtëpia e mamasë së ministrit Gjiknuri, L.Gjiknuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sic bën me dije policia, tre persona, dy prej të cilëve kanë hyrë brenda dhe një prej tyre ka bërë roje jashtë, kanë grabitur apartamentin e nënës së Gjiknurit dy ditë më parë. Autorët kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh shuma e të cilave nuk është përcaktuar.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.

Policia bën me dije se vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ME TE LEXUARAT