Goditet banda e ‘’skifterëve’’ shqiptarë në Itali, zbulohet skema

Kliko per me shume info

Një bandë grabitësish të makinave luksoze në Monza, Itali, u godit pak ditë më parë.

Sipas mediave italiane, në burg tani ndodhet edhe kapo i grupit, ndërsa për organizimin e saj, thuhet se secili prej anëtarëve kishte një rol të përcaktuar mirë, duke bërë të mundur vjedhjen e makinave brenda dy minutave.

Kliko per me shume info

Kapoja i bandës konsiderohet shqiptari Ditmir B., 31 vjeç. Hetimet kanë zbuluar garazhet që banda përdorte për fshehjen e makinave, dy prej të cilëve në Monza dhe të tjerët në Milano e Rozzano. Garazhet ishin të nëndheshëm, për të penguar lokalizimin me GPS. Aty makinave iu hiqej sistemi i alarmit dhe i gjurmimit satelitar, iu ndryshoheshin numrat e telajos dhe targat, duke u përgatitur për rishitje.
Anëtarët e bandës kishin detyra precize, që nga gjetja e makinave që do të vidhnin dhe gjurmimi i tyre, ndërkohë që me disa pajisje elektronike bëhej çaktivizimi i alarmit, hapja e makinave dhe ndezja e tyre.
Një nga grabitjet e makinave ka pasur edhe një viktimë, italian nga Monza, pronari i një Range Rover të vjedhur në maj.
Deri tani janë 23 vjedhje të vërtetuara, kryesisht makina Range Rover, Audi, BMË e Jaguar, me vlerë 1.750.000 euro. Nga ato, 17 janë gjetur në zonën e Monzas e Milanos, por edhe në provincat e Anconas, Barit, Bergamos, Brescias, Comos, Genovas, Veronës dhe jashtë Italisë, si në Gjermani, Shqipëri e Malin e Zi. Vjedhjet bëheshin kryesisht në aeroportin e Malpensas, por edhe në Milano, Bergamo, si dhe në parkimin e një hoteli në Versilia, ku u vodh një Jaguar.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here