Shqipëria rrezikohet nga epidemia e fruthit

Soft

Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e fruthit. Pas rasteve të infektuara në disa vende fqinje dhe një vdekjeje në Kosovë, autoritet shëndetësore bëjnë apel prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Aktualisht ne nuk konsiderohemi vënd në risk pasi kemi një mbulesë të lartë vaksinale. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ulim vigjilencën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlerësohen rastet që mund të jenë fruth. Por ajo që mund të bëjmë ne është që të rrisim ndërgjegjësimin e nënave, nënat duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre”. Shqipëria konsiderohet si vend me mbulesë të lartë vaksinale por 2 deri 3% e 1 vjeçarëve janë ende të pavaksinuar pasi prindërit e tyre hezitojnë nga frika se shkakton autizëm, dhe kjo përbën edhe kontingjentin më të rrezikuar nga kjo sëmundje.

“Sërish kemi neglizhime apo vonesa në vaksinim të fëmijëve sepse ata nuk e bëjnë fiks 1-vjeç por e shtyjnë deri në 15 muaj, kjo sepse ka një lloj sigurie që ne nuk kemi fruth por në momentin që ne kemi ndonjë rast ata janë më të riskuarit”. Fruthi nis si grip i zakonshëm, por vijon me temperaturë shumë të lartë, skuqje të trupit deri në komplikacione të rënda.

“Fruthi është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe ti nuk e ndalon dot po gjeti kontigjent të pa vaksinuar. Fruthi shkakton shumë komplikacione deri edhe vdekje”. Vaksina e fruthit aplikohet në dy doza, një në vitin e parë të jetës dhe tjetra në moshën 5 vjeçare. Sipas specialistëve një i prekur nga fruthi mund të infektoje 12 persona të tjerë.

ME TE LEXUARAT