Vendimi zyrtar, mbyllet kufiri Shqipëri – Greqi, policia: Do kalojnë vetëm këmbësorët

Aktualitet

Ditën e enjte kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë. Shkak është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 Tetor. Greva do të nisë nesër në orën 07:00 deri mëngjesin e së premtes, në orën 07:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Burime nga policia shqiptare thonë për tvklan.al se janë në dijeni të grevës së doganierëve grekë, por presin që t’u dërgohet zyrtarisht shkresa prej tyre.

Greva 24-orëshe e doganierëve grekë do të bllokojë kalimin e automjeteve në pikat kufitare me Greqinë, ndërsa kalimi lejohet vetëm për këmbësorët.

Deklarata e policise:

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 23:00 e datës 18.10.2017 deri në orën 23:00 të datës 19.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

ME TE LEXUARAT