Policia i kapi ngarkesën me 1650 kg drogë, zbardhen përgjimet, si u shpëtoi efektivëve Habilaj

Aktualitet

Makina është në lëvizje dhe brenda saj janë Mosi Habilaj dhe Eneo Sulaj.

Moisi: Atë ditë që në humbëm punën (e ka fjalën për ngarkesën 1650 kg drogë që i kapi policia në 25 tetor), ishte një k… në ballkon dhe po na shikonte

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eneo: kishte dalë?

Moisi: ‘k’ (ndoshta e ka për karabinierët)

Eneo: cfarë thua?

Moisi: Ai ishte “K” e këtu “F” (Finanza)

Eneo: dhe ju u kthyet në këmbë, vërtetë?

Moisi: dhe si të ktheheshim vëlla

Eneo: Po këtë ku e latë, mbeti atje (e ka fjalën për makinën me të cilën ishin duke udhëtuar)

Moisi: E kishim te karburanti

Eneo: Kur shkuat atje

Moisi: As nuk rimbushëm telefonat, ta marrë dreqi

Moisi: si u kthyem?

Eneo: eh

Moisi: me këmbë po të them

Eneo: po si deri atje, po të pyes si shkuat jo si u kthyet

Moisi: Te karburanti?

Eneo: Po

Moisi: Arritëm në shtëpi, bëra një dush dhe pastaj shkova të merrja makinën, me këmbë, me këmbë, po të katandisura keq

Enero; Po është larg

Moisi: U katandisëm keq…atë natë t’ja tregoj varrit

Eneo: Nuk kishe asnjë, ishit të gjithë atje?

Moisi: Nuk kishim as telefona, asgjë

ME TE LEXUARAT