Problemet që shkakton sëmundja e diabetit
Niveli i sheqerit në trup tregon sasinë e glukozës në gjak, e cila është një lloj sheqeri që i jep energji trupit.
Ne përmes ushqimit konsumojmë glukozë, e cila shpërndahet në të gjitha qelizat e trupit.
Glukoza e lartë e gjakut (sheqeri i gjakut) ose teknikisht hiperglicemia, ndodh kur trupi nuk mund të përdorë siç duhet glukozën (diabeti i tipit 2), ose ka sasi të pamjaftueshme të tij (diabeti i tipit 1).
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nëse kjo do të zgjasë për shumë, për shembull për muaj apo vite, pjesët e caktuara të trupit, duke përfshirë veshkat, enët e gjakut, nervat dhe sytë, do të dëmtohen përgjithmonë.
Tek diabetikët, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë:
-mbi-trajtimin me hipogliceminë (sheqerit në gjak ulët)
-mungesa e ushtrimeve
-stresi
-dehidratimi
-ilaçe të caktuara, si steroidet.
Rritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju keni diabet, pasi sheqeri i lartë i gjakut është simptomë e diabetit. Në disa raste, njerëzit me hiperglikemi nuk përjetojnë ndonjë shenjë të gjendjes.
Megjithatë, këto janë simptomat më të zakonshme të sheqerit të lartë të gjakut:
-Urinimi i shpeshtë gjatë natës
-Shikim i turbullt
-Vështirësi për t’u përqëndruar
-Gojë e thatë
-Impotencë
-Infeksionet periodike
-Shërim i ngadalshëm i plagëve
-Probleme të stomakut
-Lodhje ekstreme
-Shtim i etjes dhe urisë
-Lëkura e thatë
-Yndyrë e tepërt në bark apo shtim në peshë
-Probleme nervore etj.