U kërkua heqja e imunitetit të Saimir Tahirit, Taulant Balla: Do votojmë pro

Aktualitet

Një konfirmim vjen nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla për heqjen e imunitetit të ish- ministrit Tahiri.

Për mediat, Balla ka thënë se do të votojë pro heqjes së imunitetit, dhe do ti hapë rrugë arrestimit të tij, pas kërkesës së mbërritur në Kuvend prej Prokurorisë së Përgjithshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për cdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme. Ne do votojme pro…”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT