Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun

Kliko per me shume info

Monedha e përbashkët europiane është këmbyer sot në tregun vendas me 133.86 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Pas një periudhë të dobët, euro po i afrohet sërish nivelit të 134 lekëve.

Në nivelin aktual të këmbimit, prej 133.86 lekësh, euro është këmbyer në fillim të qershorit. Gjatë sezonit veror, ndikuar dhe prej situatës para zgjedhore, por edhe të fluksit të turistëve dhe të kthimit të emigrantëve, niveli i këmbimit zbriti poshtë pragut të 132 lekëve të këmbimit, duke u këmbyer me 131.9 lekë në 27 qershor.

Kliko per me shume info

Edhe pse euro, nga niveli më i ulët i vitit  këmbehet me 2 lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë ka një zhvlerësim prej 3.5 lekësh.

Edhe monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas, pas një periudhë të dobët që pati. Aktualisht 1 dollar këmbehet në vend në nivelin e 113.79 lekëve, ndërsa në mesin e muajit gusht dollari këmbehej në nivelin e 110.4 lekëve, i ndikuar kryesisht prej periudhës së dobët që po kalonte  në tregjet ndërkombëtare.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here