Rrëfimi prekës i Suela Lalës, plumbi që i shkatërroi jetën

Soft

Suela Lala ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu historinë e saj tragjike.

Lala rrëfeu se në vitin 1997 ajo është qëlluar me plumb ndërkohë që ishte në shtëpinë e gjyshërve të saj, plumb I cili e ka lënë atë të paralizuar. Në kohën kur ndodhi ngjarja Suela Lala ishte 14 vjeç dhe renditej ndër nxënëset më të mira dhe zotëronte dy gjuhë të huaja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Aksidenti ka ndodhur kur unë kam qenë brenda në shtëpi, në 1997. Për ironi të fatit atë ditë kam qenë në shtëpinë e gjyshërve dhe atë ditë babai I kishte porositur fëmijt të qëndronin larg dritareve. Mua nuk ma kanë thënë mjekët të vërtetën e kam kuptuar gradualisht, për shkak edhe të mungesës së informacionit. Nuk e dija që kjo gjë ishte e përhershme, mendoja se do bja ndonjë operacion dhe do të shërohesha. Momnti më i trishtë ka qenë fillimi I shkollës dhe mospatja mundësi për ribashkimin me shoqet, për të bërë rrugën për në shkollë. Vitet e para kanë qenë shum të vështira dhe mosndjekja e shërbimeve shëndetësore më krijonte probleme. Në shqipëri për fat t keq edhe pse pas 20 vitesh do të marrë pot ë njjtin trajtim shëndetësor, asgjë nuk ka ndryshuar.

Unë njeri që jetoj pak me të shkurën, por muajt e parë zgjohesha me një të qarë se psërse më ndodhi mua. Kuptova që po dëmtoja jo vetëm veten por edhe familjen dhe fillova të ndrydhem, por ajo që kam dashur është se nuk jam larguar nga shoqëria.

Mendoj se nëse ka një mesazh që mund të jap është se ka gjithmonë mënyra për ti bërë gjërat që duam në jetë, të jei të lumtur. Vitin që shkoi mu desh të udhëtoja në Itali për disa vlerësime mjekësore dhe kur u ktheva isha vetëm.

Aty i thash vetes: Forca, do kesh mundësi të bësh akoma gjëra të reja. Unë nuk do ia kisha dalë dot pa mbështetje, fatmirësisht kam patur familjen. Im atë më shoqëron nëpër takime dhe aktivitete” rrëfeu Suela Lala.

ME TE LEXUARAT