Rosela Gjylbegu rrëfehet për marrëdhënien me ish ambasadorin Aleksander Arvizu

Showbiz

rosela arvizuKëngëtarja Rosela Gjylbegu ka hedhur dritë mbi raportin mjaft të veçantë e miqësor që ka patur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu. Më poshtë intervista e saj e plotë në emisionin Oktapod në Vizion Plus.

-Turjan Hyska: Fansi yt me i madh është Aleksandër Arvizu, e ka thënë gjithmonë. Është e vërtetë që keni darkuar para se të ikte?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rosela Gjylbegu: Ne kemi darkuar shumë shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme.

Sigurisht që kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten edhe Jukin, gocën e vogël. Më vjen keq, ka ikur një mik shumë i mirë. Padiskutim ne do të jemi gjithë kohës me mesazhe, dhe nëpërmjet mediave sociale mund ta ndjekim njëri tjetrin.

-Turjan Hyska: Si është të kesh mik Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur fillon e bie ajo perdja zyrtare? Ty personalisht si të ka ndodhur ky proces? Si fillim, ku u njohët?

Rosela Gjylbegu: Me thënë të drejtën, ka qenë absolutisht dëshira e tij. më ka ndjekur në një intervistë… ne jemi peshqit të dy në shenjë. E shoqa shpesh më thoshte se mbase ju jeni njohur në një jetë tjetër ndoshta. Momenti që ndoshta miqësia u lidh shumë ishte momenti që babai im vdiq, dhe më qëndroi si një prind i dytë shumë pranë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte një nder, të themi të drejtën. Një nder dhe një njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha unë e kam vlerësuar atë për atë njeriun e thjeshtë dhe për thjeshtësinë e tij në gjithcka që thoshte e mendonte

Turjan Hyska: A do të shkosh në SHBA ta vizitosh?

Rosela Gjylbegu: Patjetër! Patjetër. Unë kam pjesë të familjes sime andej, kështu që kur të shkoj t’i vizitoj do të vizitoj dhe familjen Arvizu me kënaqësi.

ME TE LEXUARAT