Rinis sot seanca plenare, Ruçi hedh poshtë kërkesën e PD, LSI e PR kundër Ramës

Kliko per me shume info

Pas tensioneve të ditës së kaluar Kuvendi është mbledhur edhe sot në seancë plenare. Dje pasi bllokoi foltoren e u përjashtua deputeti demokrat, Flamur Noka, Kryetari i Kuvendit, dhe Gramoz Ruçi shtyhu punimet për sot.

Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri edhe një përmbledhje të minutave të vëna në dispozicion të mazhorancës dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila diskutoi mbi kërkesën e deputetëve të PS-së lidhur me përjashtimin e deputeti Noka, ndërsa u vendos që ky i fundit të pezullohej për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Kliko per me shume info

Sakaq, Ruçi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës së bashkuar (PD, LSI dhe PR) për të pezulluar kryeministrin Edi Rama nga seanca, pas pretendimit se ka përdorur fjalë fyese ndaj ish-liderit demokrat, Sali Berisha.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here