‘’Vetëm dashuri për një lojtar si Kaka’’, ylli brazilian largohet nga Orlando, skuadra e përcjell (Video)

Sport

Ylli brazilian, Rikardo Kaka i ka dhënë fund aventurës së tij që zgjat prej 3 sezonesh në kampionatin amerikan.

Ashtu siç kishte deklaruar më parë, futbollisti i fundit që ka fituar një “Top të Artë” para Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t, ka luajtur mbrëmë sfidën e fundit me skuadrën e Orlando City-t.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të ndeshjes 35-vjeçari u pa i përlotur në fushën e lojës. Për mediat ai deklaroi: “E kisha të vështirë të luaja. Gjatë ndeshjes më kalonin shumë mendime në kokë dhe e kisha të vështirë të përqendrohesha. Ishte një ndeshje e veçantë dhe doja ta mbyllja me një fitore. Dua t’i them faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë këtyre tre viteve të mrekullueshme. Unë po largohem, por e di se këtu kam shumë miq të mirë.”

https://www.instagram.com/p/BaSZmsxFtyc/

ME TE LEXUARAT