Replikat/ Komentuesit: ‘’Uljani rrogën deputetëve’’, Rama: ''E meritojnë''

Aktualitet

Komentuesit e kanë thumbuar sërish Ramën në lidhje me rrogën që marrin deputetët, duke i kujtuar se populli nuk ka bukë të ha.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër duke e justifikuar rrogën dhe duke thënë që disa parlamentar vetëm atë rrogë kanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Qytetari: Qe te menosh qe nuk eshte punuar eshte absolutisht gabim,por qe ka shume per te bere patjeter ka, por nje mendim kam qe pse nuk ulni rrogat e deputeteve dhe ministrave, tecilet kane leke sa femijet e tyre shkollohen jashte shtetit e ne nuk i shkollojme dot ne Shqiperi,pa bere fjale qe ka familje qe bien ne darke pa buke.Kjo eshte e vertete dhe jo shaka.Vazhdo punen por ki ne konsiderate dhe popullin.

Rama: Sepse deputetet e meritojne ta kene rrogen qe kane dhe ne ate Kuvend ka vertete edhe njerez qe kane shume, po ka plot te tjere, gra e burra qe vetem rrogenkane e qe e meritojne plotesisht ate rroge!

Qytetari: E meritojnë rrogën e lartë për punën që bëjnë, për nivelin intelektual apo vetëm se janë deputetë???

Rama: Vlash Leka patjeter per punen qe bejne sigurisht! Deputetet nuk punojne thjesht kur i shikoni ju ne tv ne sallen e parlamentit, kane plot angazhime te tjera ne parlament e me njerezit! /albeu.com/

ME TE LEXUARAT