Replikat/ ‘’Fute në burg Saimirin, mos e mbro”, përgjigjet Rama

Aktualitet

Rama përplaset me komentuesit për përfshirjen e Tahirit në dosjen ‘’Habilaj’’.

Në statusin e publikuar nga kryeministri, i cili shkruante lidhur me mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po shqytertohet kërkesa e Prokurisë për heqjen e imunitetit te Tahirit, komentuesit ‘’shpërthejnë’’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkruan Rama.

Një qytetar i shkruan se të fusë në burg ata që e meritojnë.

Qytetari: O zoti kryeminister fut ne burg cka esht per te futur…voten prap do ja u japim.sajmiri ska ditur me fsheh gjurmet e veta kshuqe tani qe u zbulua mos e mbro!

Rama: U zbulua? Deri tani nuk kam pare asnje zbulim, perkundrazi po shoh e degjoj gjera qe me fusin ne mendime te reja, por nuk paragjykoj asgje dhe pres te shoh ku dallon lumi i llafeve te atyre dy krimineleve me njeri-tjetrin nga dosja e paraqitur prej prokurorise! Deri tani s’e kam pare dhe s’e kam degjuar, por pres, e dua te verteten me shume se askush sot dhe e dua sa me pare, ji i bindur per kete.

ME TE LEXUARAT