Reklama e Albtelecom bën efektin e kundërt, qytetari: Shumë abonentë po ikin nga ju!

Kliko per me shume info

Kompania Albtelecom ka publikuar një reklamë të re në faqen zyrtare në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e klientëve dhe për të ngjallur interesin e tyre në lidhje me shërbimet që ofron.

Por duket se reklama e shpërndarë ka dhënë efektin e kundërt nga ai që pritej.

Kliko per me shume info

Qytetarë të ndryshëm, abonentë të kësaj kompanie, kanë bërë kritika therëse ndaj shërbimeve që Albtelecom ofron.

Një qytetar pasi ankohet, shkruan ndër të tjera se “Kontraten duhet ta beni jo 2 vjet…por 20 vjet qe abonentet te mos ankohen per paisjet kur nuk punojne dhe ju nuk na pergjigjeni per zevendesimin e tyre.Ofertat shume te larta. Shume abonent po largohen nga ju” (mesazh i qytetarit me iniciale A.S).

“Më gënjyet, nuk më dhatë 1 GB në nr 0663278… i konvertuar në Eagle sipas premtimit tuaj…ky është mashtrim…”, shkruan një tjetër qytetar me iniciale N.P.

Gj.M, ndërkohë shkruan: Pershendetje! Kam nje kontrate 2 vjecare e cila mbaron ne dhjetor, nuk di nese duhet ta rinovoj pasi prej 2 muajsh po paguaj dhe nuk po marr sherbimin albtv per shkak te defektit te dekoderit(jo per fajin tim) te konstatuar nga teknika, duke me sygjeruar per ta riblere a thua se ne 24 muaj kontrate te sherbimit albtv une nuk e kam blere!!!! A eshte e drejte te paguash sherbimin albtv dhe te mos e marresh?.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here